Ferizaj

Dy futbollistë ferizajas në përfaqësuesen  U15 të Kosovës

By FerizajPress

October 30, 2016

Përfaqësuesja e Kosovës U15 do ta ketë grumbullimin e radhës të hënën, me 31.10.2016. Kësaj radhe grumbullimi do të mbahet në Ferizaj në fushën me bari sintetik.

E veçanta e këtij grumbullimi është se janë përfshi edhe dy futbollistë të klubit të futbollit Ferizaj që luajnë për ekipin e kadetëve, kapiteni Leard Sadriu dhe mesfushori i talentuar Enis Sefa ,

Këta dy të rijnë do ta përfaqësojnë qytetin e Ferizajt në përfaqësuesen e Kosovës U15 .  Meritë e përfshirjes në përfaqësuesen e Kosovës së këtyre dy të rinjve  është edhe puna e trajnerit të kadetëve Fatlum Hajrullahu dhe drejtorit  të shkollës së futbollit në Ferizaj, Sherif Topalli .

Edhe klubi i futbollit Ferizaj në faqen zyrtare të klubit të kadetëve u ka uruar sukses këtyre dy futbollisteve  të cilët llogariten  si shpresa të mëdha të futbollit jo vetëm ferizajas por edhe kosovarë .