Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, se mbrëmë në ora 22 dy minorenët të moshës 15 dhe 16-vjeçarë nga Shkupi kanë paraqitur se në orën 19:25 në hapësirën për parking në bulevadin “K.J. Pitu” pa kurrfarë shkaku janë sulmuar fizikisht nga një grup prej rreth 10 minorenëve të panjohur.
Po ndërmarren masa për gjetjen e autorëve dhe për ndriçimin e tërësishëm të rastit.