Ferizaj.19.01.2017. Dy qytetarë bamirës, Pajtim Sopaj nga Ferizaj dhe Mahmut Halimi nga Lipjani kanë ndihmuar familjen e Valbon Koreshticës nga Hajvalia me artikuj ushqimorë dhe me mjete financiare.
Gjendja e vështirë e kësaj familje, e sidomos në këto ditë dimri kishte shtyrë këta dy që të ndihmojnë sadopak këtë familje e cila është në kushte të vështira ekonomike.
“Vizituam familjen e Valbonë Koreshtica pasi kishim dëgjuar se është në gjendje të vështirë ekonomike. Me këtë rast i dërguam edhe disa pako ushqimore dhe mjete financiare. Kjo ishte ajo që ishte më urgjente për këtë familje. Por kjo familje jeton në kushte shumë të vështira dhe në një shtëpi që aspak si plotëson kushtet për jetesë” tha Pajtim Sopaj.
Pas kësaj vizite, e cila si duket edhe më shumë kishte prekur këta qytetarë dhe i ka shtyrë që të mendojnë që kësaj familje me ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë të shikojnë mundësin e ndërtimit edhe të një shtëpie e cila jetike për këtë familje.
“Do të bisedojmë edhe me bizneset ferizajase dhe të shohim mundësinë se si ti sigurojmë ndërtimin e një shtëpie kësaj familje,e cila përveç kushteve të vështira ekonomike, më së shumti i nevojitet për një jetë më normale” tha Sopaj.