Dy aksidente në Fier, vdes në spital 40-vjeçari

By FerizajPress

July 11, 2016

Në aksin rrugor Fier-Patos afërsi të fshatit Portez një automjet ka përplasur një person i cili po udhëtonte me motoçikletë.

Pas këtij momenti drejtuesi i automjetit ka dërguar për në spital në gjendje të rëndë 40-vjeçarin Igert Isufaj, por për shkak të plagëve të marrë ai nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë disa orë më pas.

Në të njëjtën kohë një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Fier-Levan ku janë përfshirë një furgon dhe një makinë, fatmirësisht këtë herë pa pasoja në jetë njerëzish, por kanë mbetur të plagosur tre persona.

.