Lajme

Durrës, mjeti përplas për vdekje këmbësorin

By FerizajPress

December 02, 2016

Burime pranë policisë rrugore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Shën Avlashit, ku këmbësori është përplasur nga një mjet tip “Volkswagen”, me targë “DR 5189 E”.

Sipas burimeve, viktima është ende i paidentifikuar, ndërkohë që drejtuesja e mjetit, një 23-vjeçare nga Durrësi, është dërguar në spitalin rajonal për shkak të tronditjes së fortë.

.