Lajme

Duke ikur me veturë të vjedhur, shkaktojnë aksident të rëndë, ka të arrestuar (Foto)

By FerizajPress

September 19, 2016

ORAinfo mëson se ngjarja ka ndodhur derisa dy persona të cilët kishin vjedhur një veturë janë vërejtur nga pronari i veturës i cili pastaj ka filluar t’i ndjek ata, për pasojë personat të cilët ishin në veturën e vjedhur kanë shkaktuar aksident duke goditur shtyllën elektrike përball hotelit ‘Sirius’ në Prishtinë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit të vjedhur, ndërsa personi tjetër që gjendej në veturë është arratisur.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.