Lajme

Duhet zgjidhje afatgjatë për pensionet e veteranëve

By FerizajPress

July 11, 2016

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se buxheti aktual prej 32 milionë eurosh do të jetë i pamjaftueshëm për pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se duhet konsensus i plotë në shoqërinë e Kosovës për ta përballuar koston e veteranëve dhe kategorive të tjera të luftës së UCK-së. Hoti u ka bërë thirrje institucioneve vendore për të gjetur një zgjidhje afatgjatë sa i përket buxhetit të veteranëve.

Ministri Hoti ka folur edhe për procesin e faljeve të borxheve publike, duke paralajmëruar se ligji nuk parasheh afat shtesë nëse nuk shlyhen borxhet. Sipas Hotit, afati prej një viti është i mjaftueshëm për ata që kanë gatishmëri për ta shlyer një pjesë të borxhit dhe për të përfituar nga falja për pjesën e mbetur të borxhit.