Lajme

Duda Balje i uron mirëseardhje ‘Vetëvendosjes’

By FerizajPress

July 12, 2016

Partia e Visar Ymerit ka kohë të gjatë që nuk ka marrë pjesë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Mirëpo, deputetët e LVV-së sot i janë kthyer punës në këtë komision. Deputetja boshnjak, Duda Balje nëpërmjet një postimi në “Facebook” i ka uruar mirëseardhje “Vetëvendosjes” në komisionit për AKI-në.

“Mirëseardhje për VV në komisionin e inteligjencës”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, pjesë e këtij komisioni nga LVV-ja është deputetja Aida Dërguti.