Lajme

Duda Balje e quan kryeministër Ramush Haradinajn (Foto)

By FerizajPress

May 21, 2017

Balje gjatë ditës së sotme ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale në të cilën shihet bashkë me Haradinajn. 

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është edhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit, gjatë ditës së sotme ka vizituar përfaqësuesit e boshnjakëve të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vet përfaqësuesja e boshnjakëve në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje.

“Kandidati për kryeministër ishte në vizitë tek ne”, ka shkruar Balje në mbishkrimin e fotografisë të postuar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”. Balje shihet mjaftë e lumtur për vizitën e Haradinajt në Prizren.

Ndërkohë që Haradinaj është kandidati i përbashkët i koalicionit parazgjedhor, PDK-AAK-NISMA për kryeministër të vendit.

Zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme mbahen më 11 qershor derisa partitë politike kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë të premten e kaluar. Kanë kohë deri të hënën të bëjnë korrigjime, ku pastaj KQZ do të certifikojë versionin përfundimtar të kandidatëve të partive për deputetë.