Show Biz

Dua Lipa shkurton flokët, merr një pamje tjetër

By FerizajPress

April 07, 2018

Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri me DJ-n e njohur, Calvin Harris.

“One kiss” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është pritur mirë nga fansat e dyshes.

Dua është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi apo video të ndryshme nga jeta dhe karriera e saj.

Dua është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi apo video të ndryshme nga jeta dhe karriera e saj.

Së fundmi, këngëtarja Lipa ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet me një ndryshim të ri në dukje.

Ajo ka shkurtuar flokët e saj, duke marrë kështu një pamje të re mjaft tërheqëse.

“Copë copë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur kështu se ka munguar një pjesë të mirë të flokëve të saj. /Telegrafi/