Dua Lipa edhe një herë e ka rikonfirmuar se ndihet krenare me vendin e saj Kosovën dhe me faktin që është shqiptare
Me rastin e performancës së saj ne festivalin “Sunny Hill”, ajo sot u paraqit në një konferencë për media, ku deklaroi se sa herë e pyesin se nga është, ajo i tregon për Prishtinën.
“E para pyetje që ma bëjnë është se ku ndodhet ky vend, ndërsa kur unë i tregoj ata e kujtojnë sepse e kujtojnë edhe për shkak të prejardhjes së Rita Orës”, deklaroi këngëtarja.
Ajo po ashtu tregoi se ka dashur që këtë radhë të sjellin edhe shumë artistë të tjerë në Kosovë, por sipas saj ishte e pamundur.
“Herën tjetër do e sjellim edhe Bebe Rexhën, Rita Orën dhe Era Istrefin”, u shpreh mes tjerash Dua.