Dua dhe Rita u bënë pjesë e medieve kosovare për një raport jo të mirë mes tyre. Por për këtë nuk kanë folur asnjëra nga këngëtaret.
Mbrëmë ishin së bashku dhe të dyja u shfaqen me fustanet më të bukura, përcjell ORAinfo.
Dy këngëtaret botërore me origjinë nga Kosova, përveç profesionit e kanë edhe këtë të përbashkët, kombësinë.
‘Dyshja’ që së fundi po bën bujë në Kosovë, mbrëmë u fotografuan në të njëjtin vend duke sjellë imazhin më të bukur së bashku./ORAinfo/