Ata për të mos rënë në sy duke ditur se të gjithë festojnë për Botërorin, në kupat imituese kanëfshehur sasi të konsdiderueshme lendësh narkotike të llojit kokainëdhe kanabis sativa dhe më pas kanë tentuar ti fusin në Argjentinë. Por policia gjatë një aksioni në Buenos Aires ka arritur të zbuli këtë plan dhe ka bllokuar 10 kg kokainë dhe 20 kg kanabis si dhe një shumë të konsiderueshme parash. Kupat e Botërorit të sekuestruara mbanin secila nga 1.5 kg kokainë, gjithashtu policia ka sekuestruar 400,000 pesos argjentinase që janë rreth 14,000 euro.