Lajme

Droga nuk ka të ndalur, tjetër skaf me 277 kg kanabis shqiptar kapet në Leçe (Foto)

By FerizajPress

October 12, 2016

Operacioni është kryer nga Skuadra Mobile e Leçes në bashkëpunim me policinë e shqiptare. Skafi është ndalur në orët e pasdites së djeshme në San Cataldo, Leçe. Ai kishte një motor 125 kuaj-fuqi ku në bord kishte ngarkesën prej 277 kg  Cannabis Sativa. Janë arrestuar  në flagrancë katër shtetas shqiptarë, ku njëri prej tyre ishte skafist ndërsa  tre të tjerët e prisnin në breg dhe  konkretisht:

E.D, 39 vjeç , banues në Vlorë, drejtuesi i Skafit,

B.S, 29 vjeç, nga Vlora , rezident në Itali,

A.M, 29 vjeç, nga Vlora , rezident në Itali,

G.D, 39 vjeç,  nga Vlora , rezident në Itali.

Mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane janë  shkëmbyer  informacionet në kohë reale  dhe po vijojnë procedurat hetimore të përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut  ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

.