Sport

Drita kalon pengesën e parë në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve, mund 2:0 Santa Coloman

By FerizajPress

June 26, 2018

Drita ka eliminuar kundërshtarin e parë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve. Gjilanasit kanë mposhtur ekipin e Santa Colomas me rezultat 2:0, përcjellë “Lajmi.net”. Fitorja në fakt ishte shumë e vuajtur, pasi që dy golat erdhën në vazhdimet prej 15 minutash. Fillimisht topin në rrjetë me një super-goditje nga distanca e dërgoi Xhevdet Shabani.

Më pas realizoi edhe Fidan Gërbeshi nga pika e bardhë. Me këtë fitore, Drita kalon kundërshtarin e parë. Sfidën e radhës gjilanasit e zhvillojnë ndaj fituesit të sfidës La Fiorita Montegiardino – Lincoln Red Imps FC. /Lajmi.net/ Fidan Gërbeshi, 0-2!Forca Drita!⚪️ pic.twitter.com/kCCg27LcAt — Shpendi (@ShpendThaci96) June 26, 2018