Sport

Drita ia merr dy futbollistë Prishtinës

By FerizajPress

July 22, 2018

Finalizimi i marrëveshjes mbetet çështje ditësh, pasi ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare kërkon të mbyllë llogaritë me Prishtinën. Ndërkohë, një tjetër përforcim për bardhekaltërit vije pikërisht nga kryeqyteti. Mesfushori Diar Miftaraj do të jetë përforcimi i fundit për gjilanasit në këtë afat kalimtar. Tashmë ‘vigani’ i mesfushës i ka dhënë “OK” Dritës dhe vetëm pritet ‘drita jeshile’ nga prishtinasit për t’u kompletuar transferimi. Ardhja e Januzit dhe Miftarajt mund të mbyllë afatin kalimtarë për gjilanasit, të cilën ende nuk e kanë të qartë të ardhemen e dy mesfushorëve, Haxhi Neziraj dhe Drilon Musaj, të cilët janë të vetmit që ende nuk kanë rinovuar.