Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve. Gjilanasit u mposhtën me rezultat të thellë nga Malmo. Suedezët triumfuan në “Adem Jashari” 3:0. Malmo kreu punën që në pjesën e parë, ku realizoi dy gola Carlos Strandberg dhe Arnor Traustason.
Në pjesën e dytë golin e gjeti edhe Markus Rosenberg, duke e vulosur rezultatin final, 3:0. Drita bëri një paraqitje të mirë, duke krijuar shumë raste për gol, por u dënua pas gabimeve në mbrojtje. Ndeshja e kthimit në Suedi zhvillohet pas një jave. /Lajmi.net/