Lajme

Drenori s’e mbështet asnjërin kandidat në balotazh, thotë se përgjegjësinë duhet ta marr Veseli

By FerizajPress

December 06, 2016

 

Ai ka thënë se nuk do t’u sugjerojë dhe as nuk do t’ua imponojë votuesve të vet se kë duhet ta votojnë më 18 dhjetor në balotazh.

Drenori i ka bërë thirrje PDK-së të reflektojë dhe ta analizojë situatën pse nuk i fitoi zgjedhjet më 4 dhjetor.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se përgjegjësinë për këtë rezultat të PDK-së duhet ta marrë kreu i partisë, Kadri Veseli, i cili, sipas tij, e ka sjellë Ramiz Lladrovcin në mënyrë autoritare si kandidat për kryetar të Drenasit.

Drenori ka bërë me dije se nuk ka qenë dëshira e Degës së PDK-së në Drenas që Lladrovci të jetë kandidat për kryetar të Drenasit.

.