Sulmuesi i mirënjohur kosovar, Dren Gashi, është larguar nga skuadra e Ferizajt.
Lajmi është konfirmuar nga vet futbollisti.“Tashmë e kam shkëputur kontratën me Ferizajn dhe jam lojtar i lirë dhe i hapur për oferta”, ka thënë Dren Gashi.Gashi pjesë e Ferizajt është që nga fillimi i këtij edicioni.
Ai si futbollist ka luajtur edhe për skuadrën më të madhe kosovare Prishtina dhe disa ekipe të tjera në Kosovë.Gashi bëhet kështu futbollisti i gjashtë në afatin kalimtar të janarit që ndahet nga “Ujqit” pas Dardan Jasharit, Zgjim Mustafës, Alban Rexhepit, Përparim Livorekës dhe Fatih Karahodës.