Ferizaj

Drejtoria e Urbanizmit në Ferizaj pezullon lejet e ndërtimit (Dokument)

By FerizajPress

January 10, 2018

Ferizaj.10.01.2018. Drejtori I Urbanizmit në Ferizaj, Lulzim Aliu, ka filluar pezullimin e lejeve ndërtimore. Sipas Aliut këto janë pezullime të punimeve deri në konstatimin e gjendjes nga inspektorët se a  janë përmbajtur investitorët kritereve të ndërtimit të parapara me lejet e ndërtimit. Me këtë urdhëresë Drejtori Aliu ka obliguar inspektorët që të përcjellin zbatimin e pezullimit të punimeve nga kompanitë. Bëhet e ditur se këto janë vetëm pezullime të përkohshme e jo konstatim i parregullsive ligjore, deri sa organet kompetente të vërtetojnë gjendjet e lejeve dhe zbatimin e tyre apo edhe tejkalimet eventuale të lejeve të ndërtimit.