Reshjet e borës gjatë ditës së sotme kanë krijuar nevojën për një sërë intervenimesh emergjente në terren.
Ekipet e angazhuara – përfshirë Zjarrfikësit e Ferizajt, Ndërmarrjen Publike Lokale “NPL Ambienti” si dhe operatorë të kontraktuar nga komuna – kanë realizuar dhjetëra ndërhyrje në zona të ndryshme të Komunës së Ferizajt.
Fokus i veçantë i punës ka qenë:Pastrimi i rrugëve nga bora në fshatrat Jezerc dhe Burrnik, me qëllim sigurimin e qarkullimit të pandërprerë të automjeteve dhe qytetarëve.Largimi i drunjve dhe shkurreve të rrëzuara nga bora, të cilat paraqisnin rrezik për komunikacionin dhe sigurinë publike.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional, është arritur të rikthehet funksionaliteti i rrugëve dhe të eliminohen rreziqet e mundshme për banorët.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës do të vazhdojë ta monitorojë nga afër situatën dhe mbetet e gatshme të reagojë menjëherë në rast të çdo nevoje shtesë, duke garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Ferizajt.