Ferizaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Emergjencë bën bilancin: 2019 viti me cilësinë më të lartë të shërbimeve

By FerizajPress

December 09, 2019

Si rëndom në fundvit, ekzekutivi komunal bën bilancin e punës njëvjeçare në drejtoritë e sektorët komunal. E tillë ishte edhe paraqitja e sotme e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili në konferencë për media, i cili bëri bilancin e punës vjetore në drejtorinë që udhëheq, ku theksoi një varg aktivitetesh e punësh konkrete të realizuara në dobi të përmirësimit të shërbimeve publike për qytetarët. Ai theksin e vuri kryesisht tek nismat e drejtorisë që udhëheq në fushën e shërbimeve publike, përkatësisht mirëmbajtjen e hapësirave publike, qindra kilometra riparime, rregullime e mirëmbajtje të rrjetit të ndriçimit publik, ujësjellësit, rrugëve e trotuareve, eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave, mirëmbajtja verore e dimërore e rrugëve, shenjëzimi me shenja ndriçuese i trafikut, pastrimi dhe rregullimi i shtretërve të lumenjve, menaxhimi i situatave të zjarreve, si dhe së fundmi aksioni për ndihmë banorëve të zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Ndër projektet kryesore që synohet të realizohet nga qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në fushën e shërbimeve publike gjatë vitit 2020 është edhe rikonstruktimi i Tregut të Gjelbër, sipas modeleve e standardeve më të larta të kësaj veprimtarie si dhe zhvendosja e Stacionit të Autobusëve në lokacion periferik nga qendra e qytetit.

Detajet, gjeni në deklaratën e plotë të dhënë në konferencë për media nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili.