Lajme

Drejtoria e Emergjencave: Tri familje evakuohen në Malishevë, shiu nuk do të ndalet

By FerizajPress

November 09, 2016

Ndërkohë drejtoria e Emergjencave për Mbrojtje dhe Shpëtim, bën të ditur se janë duke e vëzhguar situatën në vend dhe në çdo kohë janë të gatshëm për të vepruar dhe sanuar dëmet.

Aktualisht, Malisheva është në gjendje më të rëndë sa i përket vërshimeve, si pasojë e saj janë ndërprerë edhe mësimet në shkolla.

Hajriz Sejdiu, drejtor i Emergjencave tregoi për lajmi.net të rejat e fundit rreth gjendjes aktuale në vend.

“Kemi informacionin më të ri nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim në Malishevë, gjendja është përkeqësuar. Drejtoria e Arsimit ka ndërpre shkollat për arsye se shumica e nxënësve nga rrethina i vijojnë mësimet në Malishevë.  Është bllokuar rruga në Kijevë, po ashtu rruga nga Malisheva që del në Dule. Janë nja dy tri familje që kanë kërkuar evakuim nga fshati Baraliu. Gjithashtu të diga e Liqenit që është mbi Malishevë  aty ka probleme sepse diga ka qenë e rrezikuar nga përmbytjet tash është mbush  më ujë  të fshati Mirush”, njoftoi ai.

Siç thekson ai, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim i ka marr të gjitha masat në terren dhe janë duke punuar në sanimin e sa më të shpejtë të kësaj gjendje.

Madje Sejdiu e ka dhënë një lajm jo të mirë për reshjet e shiut. Ai bëri të ditur se gjendja do të e tillë do të vazhdojë.

“Shiu për momentin në Malishevë është me intensitet më të ultë, por IHMK ka dhënë informatë se shirat do të vazhdojnë, për fat të keq”, sqaroi ai.

Ndërsa sa i përket Gjakovës e cila dje ka qenë në situatë më të vështirë, Sejdiu tha se aty janë rrezikuar disa shtëpi banimi, pasi ka dal lumi Krena nga shtrati.

“Ka qenë rrezik edhe lumi Erenik por nuk kemi ndonjë informacion saktë se si është gjendja momentale. Ura e Kramovikut tashmë është e kalueshme, ndërsa një problem kemi me hotelet që gjenden aty, kati i parë i tyre është i përmbytur të guri i Zi në Klinë. Policia është duke e drejtuar komunikacionin” njoftoi drejtori i Emergjencave./lajmi.net

.