Ferizaj

Drejtoria e Bujqësisë shpërndanë 35 roto kosa për fermerët ferizajas

By FerizajPress

September 09, 2021

Drejtoria e Bujqësisë ka shpërndarë për fermerët ferizajas  35 roto kosa.

Ishte ky subvencioni i radhës për bujqit dhe fermerët ferizajas që do të plotësojë kërkesat e tyre si fermerë.

Me këtë rast së bashku me Drejtorin e Bujqësisë Burim Bajrami i pranishëm ishte edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i  cili ka uruar fermerët për këto pajisje  dhe suksese në bizneset e tyre.

“Gjatë gjithë mandatit, bujqit e fermerët ferizajas ishin prioriteti ynë, duke u mbështetur si asnjëherë më parë nga asnjë qeverisje lokale paraprake. Janë miliona euro subvencione, pajisje e mekanizëm bujqësor që shpërndamë për bujqit e fermerët ferizajas. Edhe sot, shpërndamë 35 roto kosa, mekanizëm ky që do të lehtësoj skajshmërisht veprimtarinë e fermerëve përfitues. T’i gëzojnë e shtofshin begatinë në punën e tyre të përditshme!”  ka  thënë Agim Aliu.