Ferizaj

Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj: Superanaliza tregoi se fidanët e mjedrës ishin të shëndoshë (Dokument)

By FerizajPress

December 21, 2016

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Ferizajt, pas këtij konfirmimi të cilësisë së fidanëve, tashmë me fakte e konsideron shkrimin e gazetës “Koha Ditore” të datës 16.12.2016 me titull: “Pesëdhjetë fermerë ferizajas marrin fidanë mjedre me kancer” si shpifës e tendencioz dhe reagimin e Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj si zhurmë të motivuar politikisht, pa asnjë mbështetje.

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Ferizajt mori sot procesverbalin e inspektorit nga Inspektorati Fitosanitar i Kosovës, i cili konfirmoi edhe një herë se 84 mijë fidanët e shpërndarë 50 fermerëve ferizajas, ishin të shëndoshë dhe të përshtatshëm për mbjellje.