Ferizaj

Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj fton fermerët të aplikojnë për pëfitimin e lopëve qumështore

By FerizajPress

November 01, 2017

 

Ferizaj.01.11.2017. Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Komunës së Ferizajt dhe Organizata për Zhvillim Rural ,,Mëshqerra”në mbështetje të vazhdueshme të zhvillimit të bujqësisë në përgjithësi , zhvillimit sa më të madhë të blegtorisë dhe zbutjes së papunësisë për vitin 2017 do të bëjë furnizimin e e 32 fermerëve me nga një mëshqerrë të racës Hollshtajn Frizis.

Projekti i furnizimit të fermerëve me nga një mëshqerrë të racës Hollshtajn për fermerë do të realizohet me participim të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë ,OZHR,,Mëshqerra” dhe fermerit përfitues (pjesëmarrja e fermerit përfitues është vlera prej 400€ në shumën totale për një krerë për ndryshe kjo vlerë është pasim dhurate sipas kriterit të OZHR,,Mëshqerra”)