Ferizaj

Drejtoria e Bujqësisë ndihmon pemëtarët me sistem kundër breshërit

By FerizajPress

July 14, 2021

Mbrojtja e kultura bujqësore, të mbjellave nga fatkeqësitë natyrore, është prioritet i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj. Për këtë, Ferizaj është komuna e parë që ka ndërtuar e shtrirë masivisht, sistemin kundër breshërit nën organizimin dhe implementimin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Për të parë nga afër implementimin e këtij projekti, sistemin kundër breshërit, përfitues të së cilës janë pemëtarët, i pari i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, vizitoi sot Nehat Topallin në fshatin Greme, i cili është përfitues i këtij sistemi për mbrojtjen e pemishtes nga fatkeqësitë natyrore.

I kënaqur dhe të mbrojtur punën e tij, e vlerësoi përfituesi i sistemit kundër breshërit për pemishten e tij, Nehat Topalli, gjersa drejtori Burim Bajrami tha se kjo drejtori, ka synim shtrirjen edhe më të gjerë të këtij sistemi, në mbrojtje të kulturave bujqësore nga fatkeqësitë natyrore.