Ferizaj

Drejtoria e Arsimit dhe Inspektorati i Arsimit në Ferizaj vizitohen nga Komisioni Parlamentar i Arsimit

By FerizajPress

July 03, 2019

Drejtoria e Arsimit dhe Inspektorati i Arsimit në Ferizaj  vizitohen nga Komisioni Parlamentar i  Arsimit

Një grupë   e Komisionit Parlamentar për Arsim, e përbërë nga Teuta Haxhiu, Luljeta Veselaj-Gutaj, Megjide Mjaku Topalli, Selim Mehmeti, Shaip Goxhuli kanë vizituar Drejtorinë e Arsimit   dhe Sektorin e Inspektoratit  të Arsimit në Ferizaj.

Gjatë këtij takimi    drejtoti i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani ka njoftuar Komisionin Parklamentarë  për puën  dhe aktivitetet në këtë  drejtori. Gjithashtu drejtori i DKA-së Llabjani  ka raportuar edhe për zbatimin e Ligjit  për Arsim Parauniversitarë   si dhe për sfidat që e preokupojnë këtë drejtori.

“Në kët  takim kemi trajtue shume tema, si  regjistrimi në shkollat e mesme, braktisja nga shkolla, buxheti i shkollave, transparenca e konkurseve në DKA, mundësitë e zhvillimit të mesimit në nje ndërrim, dhe shumë tema me interes për arsimin komunal” ka thënë Llabjani

Komisioni Parlamentarë i ka dorëzuar  DKA-së  edhe një formularë që  do të jetë pasqyrë e punës  së  DKA-së.

Ky formularw do tw plotwsohet edhe nga  shkolla e mesme Tenike  “Pjetwr Bogdani” dhe nga shkolla fillorw “Tefik Çanga”

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim vizituan edhe  Sektorin e  Inspektoratit  të Arsimit në Ferizaj ku u pritën nga Prenk Gashi shef i këtij sektori.

“Sot në Sektorin e Inspektoratit të Arsimit në Ferizaj pritem në takim zyrtar anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim: znj. Teuta Haxhiu, kryesuese e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, znj. Luljeta Veselaj-Gutaj, kryesuese e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, znj. Megjide Mjaku Topalli, antare e Komisionit per Arsim te Kuvendit te Kosoves, z. Selim Mehmeti, ekspert i arsimit-Instituti Pedagogjik i Kosovës, dhe z. Shaip Goxhuli, Zyrtar i Lartë i fushës për Arsim në Kuvendin e Kosovës, më të cilët biseduam për zbatimin e këtyre dy ligjeve nga inspektoret e arsimit dhe institucionet arsimire te rajonit te Ferizajt” ka thënë Prenk Gashi .