Ferizaj

Drejtori i shkollës në Koshare ngushëllon familjen Aziri, kërkon të merren masa për sigurinë e nxënësve

By FerizajPress

July 09, 2017

Me rastin e vdekjes së nxënësit Endrit Aziri  edhe drejtori i shkollës së fshatit Koshare të Ferizajt,Amir Rexhepi, në emër të kolektivit të shkollës dhe nxënësëve , ka ngushëlluar familjen Aziri për humbjen e djalit të tyre 10 vjeçar.

Me këtë rast Rexhepi ka kërkuar nga kompetentët dhe Ministria e Infrastrukturës që të bëjë të mundur sigurinë në këtë pjesë të rrugës , qoftë edhe me vendosjen e barrierave të betonit.

“Ngushëllime familjes Haziri për humbjen e djalit te tyre Endritit, i cili sot ndërroi jetë. Endriti ishte nxënës në klasën e katërt. Endriti ishte goditur nga një makine disa dite me parë dhe ishte dërguar në spital, si pasojë e lëndimeve të rënda Endriti sot ndërroi jete. Zoti ua shftofte durimin familjes” ka thënë Rexhepi.