“Provuam shumë që ta transferonim tek Ried. Patëm bisedime intensive me Salihin, por në fund, ai anuloi gjithçka për arsye familjare. Ne mund t’i siguronim atij edhe anën financiare.” – tregon drejtori Shimer. Shkodrani shënoi 22 gola në 33 ndeshje në sezonin e fundit për Nojshtadin, dhe shihej si zëvendësues për Seifedin Çabi tek Riedi. Kujtojmë që ai ka qenë më parë pjesë e atij klubi, ku për dy vite, luajti 82 ndeshje dhe shënoi 34 gola.