Sport

Drejtori i Juventusit e jep lajmin e madh për Bonuccin

By FerizajPress

July 26, 2018

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka konfirmuar interesimin e klubit nga Torino për rikthimin e Leonardo Bonuccit nga Milan. Marotta ka bërë të ditur se kapiteni i “Rossonerëve” dëshiron të rikthehet te ish skuadra e tij. “Leonardo Bonucci, dëshiron të rikthehet në Juventus, ne duam t’ia plotësojmë dëshirën, por nuk është e lehtë”, deklaroi Marotta për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”. Juventus dhe Milan do të zhvillojnë negociata të reja sonte gjatë shortit të sezonit të ri në Serie A. /Lajmi.net/