Ferizaj

Drejtori i DShMS-së, Dr. Kemajl Emini takon përfaqësuesin e organizatës Barakah Charity, sigurohet donacioni me barna nga lista esenciale, pajisje teknologjike dhe laboratorë

By FerizajPress

July 18, 2024

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini mirëpriti sot në takim përfaqësuesin e organizatës Barakah Charity, z. Ardian Memetaj me bashkëpunëtorët z. Besnik Jaha dhe z. Mustafë Ahmeti ku temë e diskutimit ishte bashkëpunimi mes dy institucioneve në dobi të shëndetësisë ferizajase, ku si rrjedhojë e këtij takimi, kjo organizatë do të mbështesë DSHMS – në me donacion për barna nga lista esenciale, pajisje teknologjike si dhe projeksionet e së ardhmes së afërt mbi rregullimin e laboratorit me të gjitha pajisjet në Neredime.

Drejtori Emini falënderoi donatorin për gatishmërinë për mbështetje të institucioneve shëndetësore në Ferizaj, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe për shërbimet për pacientët, bashkëpunim ky me këtë organizatë, që do të vijoj edhe në të ardhmen.