Lajme

Drejtori i CIA-s: Sulmi në Stamboll mban vulën e IS-it

By FerizajPress

June 30, 2016

Drejtori i CIA-s, John Brennan ka thënë se sulmi vetëvrasës në Aeroportin Ataturk të Stambollit mban “vulën” e grupit militant Shteti Islamik.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, i cili ka vrarë 42 veta dhe ka plagosur 239 të tjerë.

“Shpërthimet e neveritshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, të cilat kanë vrarë dhjetëra njerëz dhe kanë plagosur shumë të tjerë, mbajnë sigurisht vulën e degjenerimit të Shtetit Islamik”, tha Brennan, transmeton Evropa e Lirë.

Tre sulmues vetëvrasës kanë hedhur veten në erë në aeroportin Ataturk të martën mbrëma.

Edhe autoritetet turke kanë fajësuar militantët e Shtetit Islamik.