Drejtori i Bujqësisë dhe Pyllatarisë në Ferizaj z. Burim Bajrami priti në një takim drejtuesit e shoqatës për mbrojtjen e kafshëve me theks të veçantë për qentë endacak, me të cilët u dakorduan që të fillojnë një fushat sensibilizuese për opinionin publikë me qëllim të trajtimit në menyrë humane të kësaj kategorie.
Përveë kësaj palët u dakorduan që të merren veprimet e para për themelimin e një qendre për trajtimin e qenve endacak dhe projekte të tjera në këtë drejtim.Vlen të përmendet edhe kontributi i z. Kenan Gashit drejtuesit të rrjetit AVONET, i cili ishte pjesë e këtij takimi.