Ferizaj

Drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami vizitoi fermerët kultivues të perimeve, i kënaqur me punën dhe rezultatet e subvencionimit të këtij sektori

By FerizajPress

May 17, 2021

Mbështetja për bujqit e fermerët ferizajas nga ana e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, po përkthehet në zhvillim të ekonomive familjare dhe fuqizimi të këtij sektori në komunën tonë. Të tillë janë edhe kultivuesit e perimeve në serra dhe jashtë saj, që sot u vizituan nga i pari i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, për të parë nga afër ecurinë e punës të këtij viti si dhe funksionimin, përdorimin e pajisjeve të cilët fermerët përfituan përmes thirrjes publike të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.

I kënaqur me punën që pa në terren, drejtori Bajrami tha se mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme për të fuqizuar akoma më shumë këtë sektor porse edhe do të shumëfishohet mbështetja në këtë drejtim, në dobi të fermerëve ferizajas.