Ferizaj

Drejtori i Arsimit Halili takohet me drejtoreshën e Arsimit të Shtetit te Atlantës

By FerizajPress

April 05, 2017

Ferizaj.05.04.2017. Drejtori Arsimit të Ferizajt, Muhamet Halili,gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka zhvilluar edhe shumë takime me personalitete të rëndësishme të arsimit në shtete të ndryshme të SHBA-ve

Në kuadër të këtyre takimeve Halili është takuar me drejtoreshën e Arsimit të Shtetit te Atlantës. Takimi është mbajtur në kabinetin e drejtoreshës z. Melanie Velez dhe zv. Drejtoreshën Demetria Mills. Halili ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar për mënyrat e funksionimit të sistemit arsimor në këtë shtet si dhe bashkëpunimi me komunitetin, biznesin, policin dhe prindërit. “Gjithashtu edhe ne prezantuam funksionimin e sistemit arsimor, ku njëherit u pajtuam që ky shkëmbim i përvojave të vazhdojë edhe në të ardhmen” ka thënë Halili

Sot drejtori Halili është takuar me përfaqësuesin e State Departamentit zot. Michael C. Duffin në takimin përmbyllës të vizitës në SHBA, “Në këtë takim u bisedua rrethe shkëmbimit të përvojave në mes të dy vendeve” ka thënë Halili Drejtori Arsimit të Ferizajt, Muhamet Halili, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Ftese të Departamentit Amerikan të Shtetit.