Ferizaj

Drejtori Bajrami, akuzat e LDK-së të pa baza dhe të pavërteta

By FerizajPress

December 18, 2018

Drejtoria komunale për Bujqësi dhe Pylltari përmes një konferencë të mbajtur sot ka shpalosur disa punë dhe suksese që kanë pjesë e punës së kësaj Drejtorie.

Drejtori, Burim Bajrami tha se ka pasur zgjerim të marrëveshjeve dhe përfitim të shumanshme të fermerëve, ndërsa akuzat e opozitës i cilësoi si të pa baza dhe të pavërteta për mosbashkëpunim me organizatat donatore.

Edhe sa i përket dëmtimit të pyjeve drejtori Bajrami sqaroi se aktualisht është një gjendje më e mirë se sa viteve të kaluara me rritjen e kontrollit në terrenet malore ku dëmtuesit e pandërgjegjshëm presin drunjët për shitje. Për më shumë detaje mund ta ndiqni konferencën për media të drejtorit Bajrami.