Ferizaj

Drejtori Ekzekutiv tek Fondi i Ballkanit Perëndimor takoi përfaqësues të Komunës së Ferizajt.

By FerizajPress

May 24, 2018

Dr. Gjergj Murra, Drejtor Ekzekutiv tek Fondi i Ballkanit Perëndimor takoi përfaqësues të Komunës së Ferizajt në zyret e kësaj organizate në Tiranë. Pjesë e këtij delegacioni ishin z.Lulzim Aliu, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Ferizaj dhe z.Selim Marevci Shef i Kabinetit të Kryetarit.

Në këtë takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me këtë fond dhe mundësitë që Ferizaj të bashkëpunojë në projekte të ndryshme me komunat tjera të rajonit me qëllim të shkëmbimit të përvojave.

“Ligji për themelimin e Fondit për Ballkan është sponzorizuar nga MPJ ku në si komunë edhe nuk kemi qasje shumë se nuk na lidhet puna, mirëpo dukë e ditur që Fondi si përfitues i ka edhe komunat mendoj se do të ishte mirë që të mbesim në komunikim që në thirrjet e radhes të organizojmë projekte të përbashketa me komunat e rajonit me qëllim të shkëmbimit të përvojave.” tha z.Aliu gjatë takimit.

“Ne jemi të vetëdijshëm se mandati ynë si komunë shpesh herë fillon dhe përfundon në përmbushjen e nevojave bazike të qytetarve mirëpo është me rëndesi që të mësojmë nga pervojat e Rajonit.” tha z.Marevci