Lajme

Drecun: “Trepça” s`mund të rrëmbehet me dhunë

By FerizajPress

October 10, 2016

Ai për RTS ka deklaruar se autoritetet e Prishtinës u përpoqën që “përmes dhunës ligjore ta imponojnë një vendim që populli serb nuk mund ta pranojë, në vend që ky ligj të shqyrtohet në një procedurë të veçantë, ku nuk do të mund të votohej”.

Drecun poashtu theksoi se Qeveria e Serbisë ka ndërmarrë një sërë masash dhe se përfaqësuesit serbë u larguan nga parlamenti i Kosovës, gjë që sipas tij mund të ndikojë në stabilitetin politik në Kosovë.

Ai beson se Brukseli “herët a vonë do të duhet të përgjigjet, duke pasur parasysh se Qeveria ka dërguar një letër ku shpjegonte pasojat e dëmshme të vendimit për Trepçën”, transmeton Klan Kosova.

.