Lajme

Drecun thotë se ROSU vendosi eksplozivët në hekurudhë

By FerizajPress

January 16, 2017

Udhëheqësi i të ashtuquajturit “Komisioni për Kosovë dhe Metohi” në Parlamentin serb, Milovan Drecun, ka deklaruar se njësia speciale ROSU janë faktor destabilizues dhe se po ky njësit ka vendosur eksplozivin në hekurudhat e trenit.

“ROSU janë faktor destabilizues. Vet kjo njësi ka vendosur eksplozivët dhe pastaj ka krijuar videot. Veprime të tilla janë klasike dhe përdoren për të destabilizuar atë pjesë të Kosovës”, ka thënë Drecun, transmeton Gazeta Express.

Ai ka shtuar se “gjithçka ka ndodhur të shtunën në veri është tentim për provokim të situatës dhe populli serb është vendosur në një pozitë që ta mbrojnë vetën”.