Ferizaj

Dr. Bashkim Misini kandidat i vetëm për të marrë drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj

By FerizajPress

July 15, 2016

Procesi i zgjedhjeve të brendshme brenda Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, ka hyrë në fazën përfundimtare. Sipas drejtuesve të këtij subjekti, zgjedhjet tashmë janë mbajtur në 45 pika në Ferizaj dhe fshatra, ndërsa kanë mbetur pa u mbajtur edhe në pak pika.

Emrush Xhemajli, koordinator i Qendrës së VV në Ferizaj, ka thënë se procesi ka pasur rrjedhë të mirë dhe që nga 2 maji kur kanë filluar zgjedhjet gjithçka rrjedhur mirë dhe mbarë dhe janë zgjedhur strukturat drejtuese të pikave, transmeton Tv Liria Xhemajli ka nënvizuar se është përmbyllur edhe faza e aplikimit të kandidatit për të marrë drejtimin e qendrës. “Kandidat i vetëm që i ka plotësuar gjitha kriteret është doktor profesor Bashkim Misini, doktori i biokimisë dhe ligjërues në Universitetin e Vjenës. Mbetet që kandidatura e tij të votohet në kuvendin e qendrës”, ka theksuar Xhemajli, ndërsa ka shtuar se bëhet fjalë për një aktivist të shquar të VV-së. Sipas zyrtarëve të këtij subjekti politik, procesi i zgjedhjeve të brendshme ka avancuar krahasuar me zgjedhjet që janë mbajtur në të kaluarën. Xhemajli ka thënë se kësaj radhe është avancuar femra, pasi në 7 pika, femrat janë drejtuese të tyre. Por, sipas tij, vërehet edhe një masivizim në fshatra të Ferizajt si dhe në vetë qendrën e qytetit. Që prej fillimit të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, sipas zyrtarëve i janë bashkuar mbi 800 anëtarë të rinj/Tv Liria.