Lajme

Dorëzohet peticioni për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

By FerizajPress

March 26, 2019

Sot degët e partive politike të Suharekës do ta dorëzojnë peticionin e nënshkruar nga qytetarët e kësaj komune për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Në ora 09:30 do të ketë takim në Kuvend mes Komunës së Suharekës dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka njoftuar Zyra për Informim.

Ky peticion u inicua nga kryetari Muharremaj, ndërsa erdhi pas kërkesave të qytetarëve suharekas, pas vrasjes së të riut nga kjo komunë Jetmir Aliaj në vendin e tij të punës, në kazino.

Ai u përkrah edhe nga komuna tjera si Lipjani, Rahoveci, Vushtrria e Gjakova.

Sipas kryetarit Muharremaj, peticioni u nënshkrua nga mbi 11 mijë qytetarë.