Ferizaj

Dorëzohet peticioni për emërimin e sheshit dhe ngritjen e shtatores së Tony Blair

By FerizajPress

September 14, 2016

Ferizaj.14.09.2016.  Sot në orët e mëngjesit Bashkim Fazliu-Migjeni ka dorëzuar në Komunën e Ferizajt Peticionin për emërtimin e sheshit dhe ngritjen e shtatores së ish Kryeministrit Britanik Tony Blair në Ferizaj.

Bashkim Fazliu sot në orët e paradites i është drejtuar objektit të komunës së Ferizajt për të dorëzuar Peticionin me mbi 3 mijë nënshkrime Migjeni ka falënderuar qytetarët të cilët kan shprehur gatishmërinë për të nënshkruar këtë peticion. “Brenda javës e cila ishte edhe më të reshura ishte një grumbullim rekord i nënshkrimeve që kap një shifër prej 3346 nënshkrime të cilat sot sapo I dorëzuam në Komunë që në një nga seancat e Kuvendit që ta nderojnë veten dhe ta nderojnë Ferizajn . Besoi që asamblistët do ta miratojnë pasi nuk ka asnjë arsye që të mos miratohet një vendim I tillë e sidomos kur fjala është për një mik të madh të popullit shqiptar siç është Tony Blair” tha Bashkim Fazliu- Migjeni

Fazliu mbledhjen e nënshkrimeve e përshkruajti si një mënyrë më të mirë dhe për të paraqitur edhe përkrahjen e qytetarëve për një iniciativë të tillë, pasi siç tha, ai kjo është edhe zëri i popullit që ka përkrahur këtë iniciativë.