Dorëzohet Kroacia, Serbia sot zyrtarisht hap dy kapitujt e negociatave me BE-në

By FerizajPress

July 18, 2016

Serbia hap sot kapitujt 23 dhe 24 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në konferencën ndërqeveritare në Bruksel, delegacionin e Serbisë e udhëheq kryeministri Aleksandar Vuçiq.

Këta dy kapituj kanë të bëjnë me gjyqësorin, të drejtat e njeriut, lirinë e lëvizjes dhe sigurinë, transmeton lajmi.net.

Përparimi në negociata do të varet nga përparimi në këto fusha.

Vendet anëtare të BE kanë rënë dakord më 5 korrik që të hapin kapituj të rinj të negociatave me Serbinë.

Më herët, Kroacia ka penguar një gjë të tillë, duke kërkuar nga Serbia që, me ndryshim të ligjeve, të shfuqizojë kompetencën rajonale të gjyqësorit të saj mbi krimet e luftës, si dhe të garantojë përfaqësimin e pakicës kroate në parlament. /Lajmi.net/

.