Në këto momente në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme avokati Tom Gashi ka dorëzuar ankesën për largimin nga Kosova të aktivistit Bojken Abazi.
Gashi, pasi dorëzoi ankesën e ka quajtur të jashtëligjshëm largimin e tij dhe po kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që ta ndryshojë menjëherë atë vendim.
Gashi e quan të pabazë dhe pret që Abazit t’i lejohet hyrja në Kosovë. /K.P