Ferizaj

Dorëshkrimi i veprimtarit Abdullah Musliu i dorëzohet muzeut të Ferizajt

By FerizajPress

December 12, 2017

Ferizaj.12.12.2017. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i ka dorëzuar sot muzeut të Ferizajt jetëshkrimin origjinal të veprimtarit Abdullah Musliu. Ditari i shkruar nga dora e tij deri më tani ishte në menaxhimin e kryetarit të komunës, ndërsa tani e tutje do të gëzojë kujdesin institucional të përhershëm. Dokumente të tilla i mungojnë muzeut të Ferizajt, ndërsa bëhet thirrje që ato të dorëzohen sa më shumë në muze për t’u ruajtur si dëshmi interesante për brezat e rinjë.