Lajmi për dorëheqjen e kreut të Gjykatës Supreme është konfirmuar nga Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shkruan kallxo.com.
Fejzullah Hasani ishte në Gjykatën Supreme nga viti 2003 fillimisht si gjyqtar, pastaj nga viti 2009 si Zëvendës Kryetar i kësaj gjykate e duke vazhduar më pas si kryetar i gjykatës së shkallës së tretë në Kosovë.