Sport

Donis Avdijaj premton shumëçka për Kosovën e tij të shtrenjtë

By FerizajPress

November 15, 2016

Anëtari i Schalkes, që ka klauzolë rreth 50 milionë euro për largim, ka përmendur po ashtu se kur i ishte ofruar kombëtares shqiptare, ai nuk ishte përfillur fare.

Ndërsa shton se i është gëzuar shumë pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, vend të cilin cilëson si më të shtrenjtin për të.

Avdijaj në Facebook ka postuar një tekst të gjatë në të cilën ka shkruar gjithçka për karrierën e tij që nga fillimi.

“Rrugëtimi im drejt majave te futbollit.

Fillimisht, pra qysh në moshën time fare të re, kur isha krejt i njome, dëshira ime e zjarrtë ishte të luaj futboll. Por dëshirat gati rrallë harmonizohen me mundësitë, në qoftë se ti nuk lufton që ato të bëhen bashkë e jetike… Sidoqoftë, unë fale zotit që ma dha ketë dhunti, falë prindërve të mi që më inkurajuan dhe më motivuan qysh në fillim të karrierës, unë nuk u ndala dhe me përkushtim pothuajse mbinjerëzor arrita të bëhem ky që jam, pra, të bëhem dikush në ketë vend të bekuem. Futbolli, siç mund ta dini edhe ju, e siç thonë gjermanet është ‘TAGES MANSCHAFT’, ku sot mund të jesh në top formë, e nesër mund të mos jesh ai që ishe deri dje, më ka bërë edhe më të fortë, e ku edhe sot e kësaj dite po provoj të mbetem në forme e ku ju siguroj se do ta mbroj me dinjitet statusin e lojtarit profesionist”, ka shkruar ai.

Duke përmendur refuzimin nga Shqipëria, pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA Avdijaj e quan si surprizën më të ëmbël në jetën e tij.

Ai premton se për fanellën e Kosovës do të japë gjithçka dhe beson në sukses me nivelin e futbollistëve që kanë prejardhje kosovare.

“Meqenëse në gjeneratën time isha me i përzgjedhuri, kombëtarja gjermane për të rinj veç më kishte renditur në listën e më të mirëve, ku për këtë kombëtare unë luajta plot 25 ndeshje, por ne fund i prisha raportet me ta, edhe atë krejt për hir të kombëtares shqiptare, ku doja me çdo kusht të luaj për Shqipërinë time. Merreni me mend, kur ne vitin 2014 unë fitova titullin e lojtarit profesionist, e ku ekipe të njohura e me renome botërore më dërgonin ftesa e oferta ndër më të ndryshmet, Shqipëria ime, edhe përkundër interesimit tim që të luaj për ketë kombëtare, heshtte dhe nuk më përfillnin fare. Por gjithe keto qe i permenda sipri, lajmi se Kosova ime e shtrenjte, vendi i lindjes se prinderve e i te pareve te mi u pranua ne UEFA dhe ne FIFA, pra kur asaj iu be e mundshme tashme te luaj me kombetaret e botes, per mua dhe familjen time ishte lajmi dhe surpriza me e embel e jetes, sepse tashme isha i sigurt se une do ti bashkangjitem kombetares me te re te botes. Une tash jam ne kontakt me bordin e kombetares, te cilet paraprakisht kishin marre kontakt me prinderit e mi, me udheheqjen e klubit im SCHALLKE po edhe me mua personalisht. I gjithe ky interesim i ketyre njerezve atje, qe une te rreshtohem me djemte tjere te kombetares, per mua ishte nje kenaqesi e pamatshme dhe qellimi im kryesor, sepse Kosova per mua eshte dhe mbetet me i shtrenjti dhe me i dashuri vend. Ju premtoj se kam me dhene maksimunin tim prej lojtari qe kombetarja jone te renditet larte e me larte, e ku jam i bindur se me gjithe keta lojtare qe ka ofruar rreth vetes, ne te ardhmen ka per te korre sukses te medha dhe ka per ta mahnite nje bote me lojen cilesore te saj.

Na prifte e mabara!”

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.