Sport

Donis Avdijaj debuton me fitore te Willem II

By FerizajPress

August 18, 2018

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, një ditë më parë është zyrtarizuar si lojtar i Willem II, duke u larguar nga gjermanët e Schalkes. Duket se Avidijaj ka qenë në formë të mirë fizike, gjë e cila ka bindur trajnerin  tij që ta inkuadrojë që në ndeshjen e parë. Avdijaj ka luajtur 25 minuta të ndeshjes që Willem II e fitoi 0-1 në udhëtim te Groningen. 21 vjeçari i Kosovës edhe pjesën e dytë të sezonit të kaluar ka qenë pjesë e elitës së futbollit të Holandës, ku në 11 paraqitje realizoi tre gola./Lajmi.net/