Lajme

Donika Kadaj: S`besoj që ndonjë deputet i thotë “Jo” rezolutës për ndërprerje të dialogut

By FerizajPress

July 12, 2018

Deputetët e AAK-së kanë inicuar një rezolutë për ndërprerjen e dialogut me Serbinë deri në liberalizimin e vizave për Kosovën. Për këtë ka folur deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila ka thënë se nuk beson që asnjë deputet do t’i thotë jo kësaj projekt-rezolute. “Është e ditur dhe e njohur tashmë që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE për liberalizimin e vizave dhe grupi jonë parlamentar kërkon që të mos vazhdohet dialogu deri në liberalizim”. Kadaj-Bujupi në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që është padrejtësi mohimi i lëvizjes së lirë në BE ashtu siç kanë të drejtë të gjitha vendet e tjera të rajonit. “Qeveria dhe Kuvendi kanë kryer punën e vet tash duhet të ketë vullent politik të BE-së që vizat të bëhen sa më parë”. “Kjo çështje shkon përtej subjekteve politike dhe kërkojmë që të kemi përkrahjen e deputetëve dhe nuk besoj që ka të tillë që do t’i thotë jo kësaj përpjekje”.